Në shkollën tonë, çdo ditë është një hap drejt dijes dhe zhvillimit. Ne besojmë se edukimi fillon me dashuri, përkushtim dhe bashkëpunim mes mësuesve, nxënësve dhe prindërve.
Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “26 Marsi” – Landovicë është e përkushtuar të ofrojë arsim cilësor për çdo nxënës. Me një staf profesional dhe një mjedis të sigurt, ne synojmë të zhvillojmë njohuritë, aftësitë dhe karakterin e çdo fëmije për një të ardhme të suksesshme.
Vite përkushtim ndaj arsimit
dhe zhvillimit të brezave të rinj,
duke ndërtuar një shkollë ku dijet,
vlerat dhe dashuria për mësimin
ecin bashkë çdo ditë.
Stafi ynë punon me dashuri dhe kujdes për të nxitur zhvillimin, kureshtjen dhe suksesin e çdo nxënësi.
Shkolla jonë ofron një mjedis të ngrohtë, të sigurt dhe bashkëpunues, ku çdo fëmijë ndihet i pranuar dhe i vlerësuar.
Përkushtim ndaj dijes
Aktivitete çdo vit
Komunitet i bashkuar
Korridoret e shkollës janë plot dritë, ngjyra dhe pozitivitet. Ato mirëpresin çdo nxënës me energji dhe krijojnë një ndjenjë mikpritjeje e bashkëpunimi që ndihet që në hapin e parë.
Klasat tona janë të rregulluara me kujdes për të nxitur mësimin aktiv dhe krijimtarinë. Çdo hapësirë ofron ngrohtësi, rend dhe frymë bashkëpunimi mes nxënësve dhe mësuesve.
Një shikim i shkurtër përgjatë korridorit tregon dashurinë për dijen në çdo detaj. Dritaret e hapura, punimet e nxënësve dhe buzëqeshjet e tyre e bëjnë shkollën të ndjehet si një shtëpi e dytë.
ShFMU “26 Marsi” është shkollë fillore dhe e mesme e ulët, me lokacion në fshatin Landovicë, komuna e Prizrenit. Ecuria e ndërtimit të kësaj shkolle është histori më vetë. Andaj po i veçojmë disa nga momentet vendimtare që kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë e këtij tempulli të dijes, me një rëndësi të jashtëzakonshme për qytetin e Prizrenit.
Fëmijët e fshatit Landovicë kanë filluar të shkollohen që nga viti 1945. Pasi që në atë kohë në fshat kishte pak fëmijë, ata u detyruan që mësimet e para t'i ndjekin në një ndërtesë të adaptuar të xhamisë së fshatit Piranë, ku për mësues të parë kishin të ndjerin Abdurrahman Buqaj. Në fshatin Piranë, fëmijët udhëtuan gjerë në vitin 1950. Duke parë vështirësitë dhe mundin e fëmijëve që udhëtonin nga 8 km në këmbë në të dy drejtimet, plaku (tashmë i ndjerë) Ali Ibrahim Gashi, vendosi që dhomën e tij të pritjes (odën) ta lejojë për shkollë të fshatit. Në këtë dhomë mësimi u mbajt gjerë në vitin 1956.
